Bregu i liqenit të Shkodrës po ndryshon nga dita në ditë, pas aksionit të nisur nga bashkia e Shkodrës për pastrimin e tij.Ky aksion nisi në kuadër të projektit “Pastrimi i kanaleve kullues bashkia Shkodrës”, i cili ka një impakt të dukshëm në këtë zonë ku nuk është ndërhyrë për pastrim- sistemim prej rreth 30 vitesh.

Nga ana tjetër përfshirja në këtë projekt është një ndihmë e mirë financiare për familjet e punonjësve të cilët janë kryefamiljarë që trajtohen me ndihmë ekonomike. Si fillim është ndërhyrë në pjesën përballë varrezave katolike të Shirokës për të vijuar me fazën tjetër të pastrimit që do të kryhet nga pjesa e varrezave deri në qendër të Shirokës.

Ky aksion duket se është tepër i domosdoshëm pasi I jep një akses më të lartë zonës në fjalë. Ajo duket se po frekuentohet edhe nga të rinjtë të cilët e kanë zgjedhur për të bërë foto të ndryshme në natyre

Ky është viti I dytë që Bashkia e Shkodrës ka vijuar me projektin e punësimit të pjestarëve të familjeve më në nevojë, duke i angazhuar në punë publike në dobi të komunitetit.

Pastrimi i bregut të Liqenit të Shkodrës, po bëhet me synim largimin e mbetjeve të ndryshme dhe krijimin e një hapësire të shfrytëzueshme nga qytetarët.Është një hapësirë publike, në një zonë turistike shumë të frekuentuar nga qytetarët, e cila do t’u kthehet për shfrytëzim atyre në përfundim të projektit.

Artikulli paraprakSHKODËR, PROJEKT I BE PËR MBËSHTETJEN NË TURIZËM
Artikulli tjetërSHKODËR, 3 VITE NGA SHPALLJA TË LUMË E 38 MARTIRËVE