Sipas një projektligji të miratuar nga qeveria prej 1 qershorit është ndaluar përdorimi i qeseve plastike në të gjithë territorin e Shqipërisë. Ndonëse kanë kalur 10 ditë nga ky vendim, qytetarët vazhdojnë të marrin ushqimet e tyre me qese plastike.
Qytetaret jane te vetedijshem se shkelja e ketij ligji sjell gjobitjen.

Nga 1 qershori qeset e lejuara duhet të jenë me trashësi mbi 50 mikronë dhe kapaciteti mbajtës mbi 10 kg, për zbatimin e këtij vendimi janë angazhuar 3 institucione, por asnjë prej tyre nuk u pa në terren për të monitoruar situatën.