Kapet një person i shpallur në kërkim, për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”.

Specialistët e Seksioni Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Shkodër mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative si dhe në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ,gjatë paradites së sotme në qytetin e Shkodrës bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit:
• Nikolin Bungu, 23 vjeç, banues në Shkodër.
Kapja dhe ndalimi i shtetasit Nikolin Bungu u bë pasi ishte person i shpallur në kërkim sepse : Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendim Nr. 2262 datë 27.10.2015, ka caktuar masën e siguris ‘Arrest në burg’ për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.