Ajo cfarë ka mbetur nga vila e Zogut, në Shirokë janë vetëm muret e godinës të cilat janë të gjitha të shkarravitura dhe po shkojnë cdo ditë drejt degradimit për shkak të mungesës së mirëmbajtjes. Prej vitesh kjo vilë nuk ka as dyer, as dritare, shkallët e mermerta janë bërë copa duke e bërë të vështirë kalimin në katin e dytë.

Nga historia dhe rëndësia që mbartë kjo vilë nuk e meriton gjendjen në të cilën ndodhet. Deri më tani askush nuk është kujdesur për rikostruksionin e saj edhe pse vila prej vitesh ka luajtur një rol të rëndësishëm në turizmëm ndërsa sot ajo është bërë e pavizitueshme.

Mbreti Zog e ndërtoi këtë vilë në vitin 1933 për të funksionuar si rezidencë mbretërore për familjen e tij. Megjithatë pavarësisht kohës dhe shkatërrimit që i bëhet dita ditës struktura e saj e vecantë e punuar me mjeshtëri ka bërë që vila e Zogut të ruaj madhështinë e saj prej vitesh.

Cdo ditë jashtë dyerve të kësaj vile ka qytetarë shkodrën dhe pushues vendas dhe të huaj të cilët duan ta vizitojnë nga afër por për shkak se ajo është e rrethuar dhe e mbyllur nga pronari i saj detyrohen të kthehen mbrapsht.

Artikulli paraprakPLAGOSJA NË THETH, 23-VJEÇARI U PLAGOS GABIMISHT
Artikulli tjetër“THUAJSE ÇDO DITË ATA VRASIN 1 OSE 2 NJERËZ”! “VOA”: PËRKEQËSOHET SITUATA E SIGURISË NË KAMPIN AL-HOL