Qytetarët shkodranë vijojnë të presin me orë të tëra në stacionet e autobusëve. Një situatë e tillë bëhet edhe më e vështirë gjatë stinës së dimrit, sidomos për të moshuarit të cilët janë të detyruar të presin pavarësisht të ftohtit apo reshjeve të shiut. Sipas qytetarëve, një problem i tillë nuk do të marrë zgjidhje asnjëherë pasi prej kohësh e kanë ngritur si shqetësim reduktimin e numrit të autobusëve por nuk është bërë asgjë për ta zgjidhur.

Ata pranojnë edhe të paguajnë më shtrenjtë biletën, vetemë që të përmirësohet shërbimi.
Udhëtimi me autobusë është e vetmja mundësi që kanë shumica prej tyre. Qytetarët kërkojnë që bashkia dhe Trasnporti Urban Shkodër të marrë parasysh kërkesat e tyre.

Vazhdimisht në qytetin e Shkodrës transporti publik ka probleme. Pavarësisht kërkesave të qytetarëve duket se viti I ri ka nisur me problemet e vitit të shkuar.

 

Artikulli paraprakVRAU 25-VJEÇARIN SE I RRIHTE DJALIN, GJYKATA E SHKODRËS DËNON ME 10 VITE BURG MARK KODRËN
Artikulli tjetërPOLICIA ARRESTON 34 VJEÇARIN E PLAGOSUR VINÇENS PIROLI