Pas vizitës në Tiranë kryetari i Parlamentit të Turqisë Mustafa Shentop zgjodhi qytetin e Shkodrës gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri. Kryeparlamentari i Turqisë mori pjesë në faljen e të premtes në xhaminë “Ebu Beker” në qendër të qytetit të Shkodrës teksa u prit nga myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari.

Nën masa të rrepta sigurie nga autoritetet shqiptare por edhe ato turke, kryeparlamentari turk u fut në mjediset e xhamisë. Pas faljes, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari tha se i tregoi kreut të Parlamentit të Turqisë lidhur me harmoninë fetare në një qytet si Shkodra.

Një prej bisedave kryesore me kryetarin e Parlamentit të Turqisë ishte rikonstruksioni i xhamisë së Plumbit për të cilën tashmë ka edhe një marrëveshje mes dy shteteve në mënyrë që të mos përmbytet më nga uji.

Kreu i Parlamentit të Turqisë viziton në Shkodër edhe medresenë “Haxhi Sheh Shamia”, memorialin e Hasan Riza Pashës dhe institutin e kulturës në Shkodër “Jonuz Emre”.

Artikulli paraprakOBOT, BANORËT: TË IZOLUAR DHE TË HARRUAR
Artikulli tjetërSHKODËR, KRYEBASHKIAKJA: INVESTIM NË RRUGËN E GORICËS