Pas 30 vitesh mungesë në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër u rikthye Kupa e Shqipërisë në atletikë në pistën e tartanit të rikonstruktuar. Në fund të Kupës së Shqipërisë Vllaznia fitoi Kupën për meshkuj ndërsa Skenderbeu për femra. Në këtë garë u thyen tre rekorde kombëtare. Atletja Luiza Gega përmirësoi me pesëmbëdhjetë sekonda rekordin e saj në garën e 5 mijë metrave duke e mbyllur me rezultatin 15’.22’’.08.
Leandro Çardaku i Vllaznisë në garën e vrapimit të 100 metrave arriti rezultatin 11’’.01. Një tjetër rekord po për U-20 u thye nga atletja e Skenderbeut Elisa Myrtollari në garën e shpejtësisë të 100 metrave teksa arriti rezultatin 12’’.28. Kryetrajneri i Vllaznisë në atletikë Albert Marashi vlerëson atletët dhe trajnerët e kuqebluve që fituan Kupën.
Rekordmenët e kësaj gare shprehen se objektivat e tyre janë garat ndërkombëtare.Franko Burraj, atleti i Vllaznisë nuk arriti të thyej rekordin kombëtar në garën e shpejtësisë vetëm për dy të qindat por syimet e tij në arenën ndërkombëtare janë të mëdha.
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Atletikës Nikolin Dionisi shprehet se do përpiqet që në Shkodër të sjellë të tjera aktivitete të rëndësishme.
Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar Fidel Ylli u shpreh se në Shkodër duhettë ketë më tepër mbështetje për të gjallëruar sportin.
Sportisti më i mirë në Kupën e Shqipërisë në atletikë u shpall atleti shkodran i Tiranës Izmir Smajlaj i cili në kërcimin e fundit së gjati pësoi një dëmtim. Sportistja më e mirë u shpall Luiza Gega.