Shkodër

Vodhën një shumë të konsiderueshme parash në një banesë, arrestohen në flagrancë 2 autorët e dyshuar.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja, falë veprimeve të shpejta hetimore dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. D., 17 vjeç dhe I. D., 22 vjeç, të dy banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash, në banesën e shtetasit R. D., 69 vjeç, në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të “Vjedhja, kryer në bashkëpunim.

Artikulli paraprakBRDARIÇ FLET PËR VLLAZNINË EDHE NË GJERMANI: E ZGJOVA NGA NJË GJUMË LETARGJIK, DO TË MË PËLQENTE TË MBROJA KUPËN
Artikulli tjetërE DIELA PA MAKINA “RËNDON” TRAFIKUN NË SHKODËR