
Njoftim për Shtyp
1. Efektivat e Komisariatit të Policisë Shkodër mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative si dhe në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, gjatë ditës së djeshme në qytetin Shkodër bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit: • Artur Ferketa 41 vjeç, banues në Shkodër. Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ishte person i shpallur në kërkim policor sepse: Komisariati i Policisë Shkodër e ka shpallur në kërkim, pasi me datë 14.03.2016, në lagjen “Ndoc Mazi” qyteti Shkodër, dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit me iniciale A. Q. 52 vjeç, banues në Shkodër. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.
/ Star Plus TV /


