Kjo është Bukuroshe Kodra, bashkëshortja Mark Kodrës, autorit të vrasjes së 25 vjeçarit Emiljano Ndou. Bashkëshortja e autorit nuk pranon dhe e quan të pavërtetë deklaratën e një komshiu aty afër se vrasja është kryer për shkak të ngacmimit të vajzave. Ajo tregon se viktima disa herë ka kaluar me motorr me shpejtësi para shtëpisë së tyre dhe pasi djali i saj i ka kërkuar që të ulte shpejtësinë e ka goditur atë para një jave.

48 vjeçarja pretendon se viktima ka goditur edhe bashkëshortin e saj pasi ky i fundit ka shkuar për t’u sqaruar. Edhe pse ka dashur që ta ndalë bashkëshortin e saj për të mos e kryer vrasjen e ka patur të pamundur pasi ai e kishte ndarë mendjen shprehet 48 vjeçarja.

48 vjeçarja rrëfen se si bashkëshorti i saj pasi kreu vrasjen me qetësi u fut brenda dhe me armën afër vetes pasi ndezi edhe një cigare priti policinë dhe i tha gruas së tij se nuk është penduar fare për vrasjen që kishte kryer.

Bashkëshortja ndjen shumë keqardhje për viktimën dhe ngjarjen e rëndë që ka ndodhur por edhe familjen e saj.

48 vjeçarja është nënë e 7 fëmijëve, katër vajza dhe tre djem. Njëri prej djemve është në Francë ndërsa për dy të tjerët tashmë pas vrasjes thotë se nuk e di se ku ndodhen. Ata janë ngujuar menjëherë nga frika e gjakmarrjes.

Dy familjet njiheshin më përpara për shkak të një lidhje të largët por edhe si bashkëfshatarë por pavarësisht kësaj konfliktet që nisën që para një viti përfunduar me vrasjen e 25 vjeçarit Emiljano Ndou nga shtetasi Mark Kodra që u arrestua menjëherë.

Artikulli paraprak“MISIONI” QË VAZHDON ENDE, PAQERUAJTËSI NORVEGJEZ QË MBAN LIDHJE TË FORTA ME KOSOVËN
Artikulli tjetërSHKODËR, VRASJA E 25 VJEÇARIT, AUTORI: NUK E DUROJA MË