Nje përson është qëllua për vdekje me arme zjarri mbrëmë në qendër të qytetit pranë kinema ‘’Republika ‘’rreth ore 22:30 min
Në rrethana ende të paqarta, dy shtetas ende të paidentifikuar që lëviznin me motor dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Kristian Kola 34 vjeç, i cili ishte në ambientet e jashtme të një lokali në momentin që po dilte.
Në njoftimin për shtyp policia bën të ditur se :
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPOLITIKA PËRKUJTON NËNË TEREZËN
Artikulli tjetërUJËSJELLËSI BARDHAJ, 800 FAMILJE DO TË FURNIOZHEN