Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Shtetasi Endri Mustafa, 32 vjeç është gjetur i vrarë mëngjesin e kësaj të hëne në zonën periferike të Livadeve në Shkodër, në breg të liqenit. 32 vjeçari ka 5 plumba në trup mes të cilëve një edhe në pjesën e gojës. Endri Mustafa rezultonte prej tre ditësh i zhdukur.

Mbrëmjen e 15 majit doli nga banesa e tij rreth orës 22:00 pas një mesazhi që kishte marrë në telefon por që nga ai moment nuk është kthyer më në shtëpi. Familjarët kanë krijuar dyshime pasi 32 vjeçari nuk përgjigjej në telefon dhe kanë nëna e tij ka bërë një denoncim në polici. Kërkimet kanë vijuar prej tre ditësh, Mbrëmë në Shkodër kanë ardhur edhe forcat RENEA por nuk kanë arritur që ta gjejnë trupin e pajetë.

Sot në mëngjes një banor në afërsi të asaj zone i cili kishte dalë për të gjuajtur peshk ka vërejtur trupin e pajetë në tokë dhe ka lajmëruar policinë të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje teksa kanë konstatuar se ishte i pajetë dhe me plumba në trupin e tij.

Menjëherë policia ka nisur hetimet paraprake për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe gjetjen e autorëve që deri më tani vijojnë të jenë të paidentifikuar. Fare pranë viktimës policia ka gjetur edhe një armë zjarri tip pistoletë bareta e cila është ende e paqartë nëse është e autorëve të vrasjes apo viktimës.

Shtetasi Endri Mustafa është një person me precedent të mëparshëm criminal pasi ka qenë disa herë i arrestuar si dhe në kërkim policor si pjesë e grupit të fajdeve që u arrestuan para dy vitesh. Policia në cilësinë e provës materiale ka gjetur edhe disa gëzhoja në vendngjarje dhe po mbledh çdo gjurmë tjetër që mund të çojë tek autorët.

Sipas burimeve pasi viktima është qëlluar, autorët e kanë spostuar pak metra trupin e tij me qëllim për ta fshehur por sërish është evidentuar nga një kalimtar i rastit. Deri më tani jan ende të paqarta pistat e kësaj vrasjeje ndërsa policia dyshon fillimisht për shkak të konflikteve që mund të ketë patur 32 vjeçari por deri më tani nuk ka persona konkret. Efekivët kanë bërë edhe kontrolle në atë zonë por pa arritur të gjejnë gjurmë apo prova të autorëve ende të paidentifikuar.

Artikulli paraprakSHKODËR, “ ERDHËM PËR KËRKIM UJOR POR GJETËM VRASJE”
Artikulli tjetërSHKODËR, SHFAQJA “ANMIKU NË SHTËPI” E TEATRIT “MIGJENI”