Vetëm një ditë pas kthimit në spital COVID në spitalin rajonal të Shkodrës kanë nisur problemet. Ky është një afërim i një personi të infektuar me COVID-19 i cili ka të shtruar xhaxhain ndërsa akuzon se të afërmit të tij 70 vjeç i kanë marrë aparaturat dhe e kanë shtruar në repartin e reanimacionit ku rrezikon të humb jetën.

Nipi i të infektuarit thotë se pas katër ditësh në Tiranë xhaxhain e tij e kanë sjellë në Shkodër duke e lënë pa aparatura.

Në ditët në vijim numri i të shtruarve me COVID-19 në spitalin rajonal të Shkodrës do të jetë më i madh duke qenë se tashmë do funksionojë si spital COVID por ka ende dyshime nëse spitali rajonal do arrijë që të përballojë fluksin e të infektuarve dhe t’i mundësojë të gjithëve trajtimin e duhur dhe aparaturat që kërkohen.