
Shumë shpejt Xhubleta do hyjë në UNESCO si një pasuri e rëndësishme e trashëgimisë jomatëriale. Procesi i krijimit të dosjes dhe i dorëzimit të saj në UNECO ka përfunduar këtë lajm e bën të ditur zëvëndësministrja e Kulturës, Meri Kumbe.
Zëvëndësministrja Kumbe tregon se gjithashtu ka nisur puna e krijimit të dosjes së lahutës dhe të disa nga veglave të tjera muzikore.
Po punohet edhe per dosjen e ritualit të lashtë të shtegtimit të bagëtive drejt maleve, që zhvillohet kryesisht në shumë zona të veriut.
Nga ana tjetër vazhdon puna intensivisht në nivel lokal dhe kombëtar të grupeve të punës, të cilët janë angazhuar për përgatitjen e dosjeve për secilën dukuri kombëtare të trashëgimisë kulturore jo materiale të përzgjedhura.






