Zona muzeale e Gjuhadolit mirëpriti organizimin e natës së dytë të festivalit “Za Fest”. Të ftuar në kësaj here ishin Josif Gjipali, pianisti Enkland Hasa dhe dj I muzikës techno DJ ODES. Kjo mbrëmje ishte menduar si ndërthurje dhe diskutim edhe për Logun e Za Fest. Drejtori artistic, Vlashent Sata tregon lidhjen e ngushtë që ka me zonën muzeale të Gjuhadolit.

Takimi I fundit I festivalit “Za Fest” në këtë edicion të pestë do të bëhet në kalanë Rozafa këtë të shtunë. Sata ka një mesazh për të gjithë qytetarët që akoma nuk kanë marrë pjesë në festival deri tani.

Festivali “Za Fest” I ka fillimet në vitin 2017 dhe qëllim kryesor ishte promovimi I pasurive kulturore dhe artistike që ka Shqipëria, por edhe trojet shqiptare

Artikulli paraprakÇIFTELIA, INSTRUMENTI QË I REZISTON KOHËRAVE
Artikulli tjetërSHËRBIMET E INTELIGJENCËS SJELLIN 19 SHQIPTARË NGA SIRIA