Në kuadër të marrjes së masave për parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor , policia rrugore e Shkodrës po vijon kontrollet e shumta nëpër pika të ndryshme në qytet.

Me qëllim ndërgjegjësimin e drehtuesve të automjeteve, policia bën të ditur se kontrolli nga ana e efektivëve të policisë rrugore do të vijojë me rigorozitet për zbatimin e plotë të sinjalistikës rrugore , për vendosjen e rripave të sigurimit , mospërdorimin e celularëve gjatë drejtimit të mjetit , parkimin e gabuar etj.Burime zyrtare thanë se janë ndaluar dhe bllokuar një numër i konsiderueshmë mjetesh, kryesisht për mungesë dokumentesh apo lejesh drejtimi. Njëkohësisht janë bllokuar edhe leje drejtimi për tejkalim shpejtësie dhe për përdorim alkooli.Nuk kanë munguar as gjobat kryesisht nga mospërdorim të rripit të sigurimit, mos përdorim të kaskës mbrojtëse në drejtim të motocikletave apo parakalime të gabuara.Në statistikat e publikuara nga policia, numrin më të madh të gjobave të vendosura e zë parkimi i gabuar.Vendin e dytë e zë mosvendosja e rripit të sigurimit , për të cilën janë gjobitur qindra drejtues mjetesh i ndjekur edhe nga parakalimi i gabuar dhe ecja me shpejtësi.Shërbimi i Qarkullimit Rrugor porosit drejtuesit e mjeteve që të tregohen të kujdesshëm gjatë lëvizjes së tyre me automjete kryesisht gjatë natës kur rreziku është më i lartë edhe për shkak të mungesës së ndricimit në disa segmente rrugore.Gjithashtu këto burime bëjnë të ditur se kontrollet rigoroze synojnë normalizimin e trafikut dhe vëcanërisht uljen e numrit të aksidenteve, i cili vazhdon të mbetet shqetësues.

Artikulli paraprakPANGANIKA: VJEDHJET SHQETËSIM, PO PUNOHET PËR KAPJEN E AUTORËVE
Artikulli tjetër“MARK LULA” NË PRITJE TË INVESTIMEVE