POLICIA KA VËNË NË PRANGA AUTORIN, SEKUESTROHEN EDHE ARMË. Një laborator brenda një banese ku kultivohej lëndë narkotike është bllokuar nga policia në fshatin Barbullush të Shkodrës në orët e para të mëngjesit të se martes. Laboratori ishte në ambientet e brendshme të banesës së Sentiljano Gjergji.

Lënda narkotike ishte mbjellë në vazo dhe ndriçimi bëhej më llampa elektrike. Në pranga ra Sentilajno Gjergji të cilit iu gjet edhe një armë zjarri tip automatike . Policia vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.