Shërbimi Social në Bashkinë Shkodër po merr çdo ditë e më shumë akses dhe rol në komunitet. Drejtoresha e Shërbimit Social, Edita Shoshi, thekson se përmes shpërndarjes së vazhdueshme të njoftimeve dhe informimit publik, synohet që çdo qytetar të jetë i njohur me mbështetjen që mund të marrë. Aktualisht, në territorin e Bashkisë Shkodër funksionojnë 13 qendra komunitare multifunksionale, të cilat ofrojnë shërbime sociale të dedikuara për të gjitha kategoritë në nevojë.
Problematika më të theksuara sociale paraqiten në disa njësi administrative, ku kërkohet ndërhyrje më e fokusuar dhe mbështetje më e shtuar për familjet në vështirësi.
Përmes informimit dhe shtrirjes së shërbimeve synohet lehtësimi i aksesit për të gjitha kategoritë në nevojë dhe shmangia e distancave të gjata.

Artikulli paraprakINTERES PËR PAKETËN E MALEVE NË MIRDITË
Artikulli tjetërHISTORIA, NGA TURQIA NË SHKODËR PËR NJË VIOLINË