Nuk njeh përmirësim situata e krijaur nga përmbytjet në territorin e bashkisë shkdoër. Aktualisht sipërfaqja e tokave të përmbytura vlerësohet në 3700 hektarë, rreth 200 hektarë tokë më shumë se një ditë më parë. Nga monitorimi periodik në terren situata e përmbytjeve në terren vijon të paraqitet serioze. Hidrometri në Dajç, shënon kuotën 6.59 m. Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rënie të nivelit të ujit me 10 cm. Hidrometri i Liqenit të Shkodrës,shënon kuotën 8.93 m.

Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kuotat janë të pandryshuara. Hidrometri i lumit Drin,shënon kuotën 7.20m. Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kuotat janë të pandryshuara. Në njësinë administrative Ana e Malit, Rruga e Obotit është e pa kalueshme me mjete të larta.

Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 110-120 cm. Në fshatin Obot ka presence uji në oborre 60cm.Rruga e Goricës ka presence uji rreth 40 cm mbi sipërfaqe. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1250 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë. Ndërkohë, në njësinë administrative Dajç, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1550 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit”.

Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 130-150 cm. 136 shtëpi kanë prezencë uji në oborre. Kemi prezencë ujit në rrugët e brëndshme të fshatrave Shirq dhe Mushan. Ka presence uji 30 cm në rrugen Belaj- Pentar. Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 m. Rruga në lagjen Mazia-fshati Suka Dajç është e pa kalueshme me mjete të ulëta.

Situata është përkeqësuar edhe ne njësinë administrative Velipojë ku sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 120 Ha. Në njësnë administrative Gur I Zi, Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Në njësinë administrative Bërdicë, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 320 Ha. Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme. Problematike mbetet edhe situata në njësinë Rrethina, ku sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 525 Ha, në fshatrat Zues