Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasen M. Rr., 39 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
• M. D., 60 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi në lokalin që ajo administronte, në Shirokë, është konstatuar se kishte punonjës të pasiguruar në organet tatimore dhe nuk lëshonte kupon tatimor për shërbimet e ofruara nga subjekti;
• A. Sh., 45 vjeç, banues në Shkodër, pasi në lokalin që ai administronte, në Shirokë, është konstatuar se kishte punonjës të pasiguruar në organet tatimore dhe nuk lëshonte kupon tatimor për shërbimet e ofruara nga subjekti.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Sh., 58 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Rr. L., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht nje 23 vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. M., 20 vjeç, banues në Mal të Zi, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi është paraqitur në PKK Muriqan, në dalje, me një leje drejtimi e cila dyshohet se është e falsifikuar.
-Më datë 27.03.2026, ka kallëzuar shtetasja M. N., 51 vjeçe, se është larguar nga banesa djali i saj 15-vjeçar. Po punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.






