Policia e Qarkut Shkodër ka referuar disa raste në Prokurori gjatë 24 orëve të fundit, mes tyre një aksident rrugor dhe disa procedime penale për vepra të ndryshme.
Në vijim të informacionit të dhënë një ditë më parë për aksidentin në aksin Shkodër–Muriqan, specialistët e qarkullimit rrugor nisën procedim penal për shtetasin M. H., i cili dyshohet se duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi ka humbur kontrollin dhe ka dalë në anën tjetër të rrugës, ku është përplasur me një automjet me drejtues shtetasin I. B.. Si pasojë e aksidentit u dëmtua drejtuesi i motomjetit, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve në DVKM Shkodër kanë nisur procedim penal për shtetasin K. D., 34 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin E. D. kanë trafikuar në Shqipëri dy ekskavatorë të vjedhur në Itali më 26 shkurt 2026. Mjetet janë sekuestruar si prova materiale, ndërsa vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër u referuan materialet për shtetasin P. L., 38 vjeç, pasi gjatë kontrolleve të kryera në bashkëpunim me OSHEE-në në banesën e tij u konstatuan lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Në Pukë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve nisën procedim penal për shtetasin B. Ç., 41 vjeç, banues në fshatin Kabash, pasi është kallëzuar nga një 54-vjeçare se e ka fyer.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakPLAGOSJA NË SHKODËR,DETAJE TE REJA
Artikulli tjetër7 MARSI,QARKU SHKODËR DHURON 100 VOTIME PËR ZVA