Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
• arrestuan shtetasin B. S., 38 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
• referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. B., 72 vjeç, banues në fshatin Rrashkullaj, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin B. V., 24 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Gj., 20 vjeç, banues në fshatin Hot, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, pasi automjeti që posedonte rezulton i vjedhur në Kanada.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Informacion paraprak/Rreth orëve të para të mëngjesit, në lagjen Partizani, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht banesa e shtetasit Q. M., 67 vjeç. Si pasojë ka vetëm dëme materiale, pa dëme në njerëz.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Artikulli paraprakDEPUTETJA E PS MARJANA KOÇEKU, TAKIM ME KRYETAREN E KUVENDIT TË KOSOVËS NË PËRKUJTIM TË EPOPESË SË UÇK-SË
Artikulli tjetërEkspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”