Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan shtetasin A. K., 19 vjeç, banues në fshatin Baks-Rrjoll, pasi u kap duke drejtuar automjet, pa leje drejtimi;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. G., 20 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motomjet pa targa.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-M. Y., 27 vjeç, banues në Turqi, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Han i Hotit i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
-M. B., 20 vjeç, banues në Turqi, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Han i Hotit i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për shtetaset M. V., 39 vjeçe dhe J. V., 32 vjeçe, të dyja banuese në Filipine, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Në vijim të informacionit të dhënë për aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Shtoj – Ish-Reparti Ushtarak”, informojmë se nga verifikimet paraprake, dyshohet se shtetasi që humbi jetën, N. K., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, pasi ka pësuar arrest kardiak. Automjeti më pas është përplasur me një shtyllë dhe me një mur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Informacion paraprak/Rreth orës 11:00, në banesën e tij, në lagjen “Guerrile”, është gjetur nga familjarët, trupi i pajetë i shtetasit J. R., 45 vjeç. Paraprakisht dyshohet se 45-vjeçari e ka humbur jetën, prej shkaqeve natyrale, në banesën ku jetonte vetëm. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Artikulli paraprakZBARDHEN AUTORËSIA DHE RRETHANAT E RASTIT TË PASDITES SË DJESHME, NË LAGJEN “GUERRILE”
Artikulli tjetërPËRLESHJE FIZIKE MES DEMOKRATËVE NË SHKODËR