Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin K. L., 23 vjeç, banues në Shirokë, pasi dyshohet se ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin H. Sh., për veprën “Ndërtimi i paligjshëm”.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-L. H., banues në fshatin Kosmaç, pasi u kap duke drejtuar motomjet, pa leje drejtimi;
-K. P., 18 vjeç, banues në fshatin Vrith, pasi u kap duke drejtuar automjet, pa leje drejtimi;
-Gj. K., 18 vjeç, banues në Shkodër, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur një 9-vjeçar, i cili është dëmtuar në këmbë. I mituri është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 12.03.2026, ka humbur jetën gjatë transportimit në spitalin rajonal të Shkodrës, dyshohet si pasojë e arrestit kardiak, shtetasi S. H., 59 vjeç. Punohet për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakNJË AKSIDENT NE PUNE ËSHTË REGJISTRUAR NË MINIERËN E BAKRIT NË ZONËN E SPAÇIT NE MIRDITE
Artikulli tjetërRAMA: ÇMIMI I NAFTËS? DO JEMI SHEMBULL, QYTETARËT DUAN NJË TREG NAFTE TË PËRBALLUESHËM