
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. Z., banues në fshatin Beltojë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, pasi dje, në lagjen “Tre Heronjtë”, shtetasja J. B., 65 vjeçe, duke lëvizur me biçikletë, dyshohet se ka humbur ekuilibrin, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar. Ajo po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, pasi dje, shtetasja E. R., 31 vjeçe, banuese në fshatin Dobraç, dyshohet se në gjendje depresive, ka konsumuar fostoksinë, në banesë. Ajo po merr mjekim në spital dhe aktualisht është në gjendje të stabilizuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. G., 37 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se ka vjedhur një celular në oborrin e banesës së shtetasit E. B., 40 vjeç, në fshatin Gradec.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, pasi dje, ka kallëzuar shtetasja A. D., 44 vjeçe, banuese në Fushë Arrëz, se gjatë kohës që ajo ka qenë me dy fëmijët e saj, në parkun e lojërave, shtetasja D. P., 58 vjeçe, banues në Fushë Arrëz, ka gjuajtur me gurë në park.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.






