
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës arrestuan shtetasin T. P., 36 vjeç, pasi dyshohet se gjatë natës, ka vjedhur materiale ndërtimi në një kantier në fshatin Hajmel, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Rreth orëve të para të mëngjesit, në fshatin Sum, është gjetur në rrugë, nga familjarët e tij, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi Q. L., 63 vjeç, i cili dyshohet dyshohet se e ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.






