Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin J. M., 39 vjeç, banues në fshatin Dobraç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre të mitur.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. A., banues në fshatin Ura e Shtrenjtë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
-D. M., banues në fshatin Guri i Zi, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakARRESTOHEN NË MAMURRAS 2 TË KËRKUAR NGA SPAK
Artikulli tjetërPANAIRI RAJONAL I KARRIERËS DHE PUNËS