
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin K. P., 66 vjeç, banues në fshatin Golem, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Z. M., 67 vjeç, dhe M. M., 62 vjeç, pasi gjatë kontrollit në afërsi të banesës së tyre, në fshatin Prekal, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit K. G., 64 vjeç, dhe Z. D., 58 vjeç, pasi kanë kryer punime ndërtimi, pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.






