
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan shtetasin G. P., 38 vjeç, banues në fshatin Kaçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-arrestuan shtetasin F. Ç., banues në Vaun e Dejës, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, një motomjet pa targë;
-arrestuan shtetasin Gj. H., 34 vjeç, banues në fshatin Kaçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. P., banues në fshatin Mali i Jushit, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është rrëzuar. Ai po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. Ç., 71 vjeç, banues në fshatin Dragoç, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targë;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N. S., 51 vjeç, banues në fshatin Stajkë, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, një motomjet pa targë, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar. Ai po mjekim në Spitalin e Traumës;
-referuan materialet në Prokurori, pasi dje, në lagjen “Liria”, shtetasi M. Th., 49 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targë, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Ai po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin K. A., 33 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka vjedhur në lagjen “Ndoc Mazi”, motomjetin në pronësi të shtetases A. S.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N. M., 41 vjeç, banues në fshatin Brigje Hot, pasi për motive të dobëta, ka thyer xhamat e një objekti në posedim nga shtetasi D. D., 38 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, pasi shtetasi D. J., 75 vjeç, banues në fshatin Mesul, ka kallëzuar se është mbifaturuar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE).
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.






