Kjo e enjte e 30 korrikut ka shënuar zgjedhjet për organet drejtuese dhe senatit akademik në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Të dy kandidatët për rektor të universitetit të Shkodrës, Adem Bekteshi dhe Suzana Golemi I janë drejtuar qendrave të votimit. Adem Bekteshi, vlerëson pjesëmarrjen e studentëve në zgjedhje ndërsa shprehet se procesi zgjedhor është zhvilluar pa problematika.

Kandidatja për rektore Suzana Golemi teksa uron të fitojë kandidati më I mirë, përkrah faktin që studentët në Shkodër nuk kanë dalë kundër vendimit të Ministrisë së Arsimit për organizimin e zgjedhjeve me 30 korrik.

Pas shpalljes së kandidaturave, kandidatët kanë bëre publik përmes mediave lokale por edhe përmes takimeve me pedagogë dhe studentë programin e tyre të administrimit të univeristetit të Shkodrës në katër vitet e ardhshme.

Artikulli paraprakMESAZHI I MYFTIUT PËR FESTËN E KURBAN BAJRAMIT
Artikulli tjetërKLP VENDOS, AIDA HAJNAJ NË KRYE TË FBI-SË SHQIPTARE