Është zhvilluar në Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Shkodër “Kampionati I Shahut” mes shkollave 9-vjeçare. Ky aktivitet do të shtrihet gjatë gjithë vitit, për shkak të kushteve të krijuara nga përhapja e pandemisë.

Fitues të tre vendeve të para në kategorinë e vajzave ishin Irsa Brosha, Erola Mai dhe vendin e parë e fitoi Kejsi Lika. Në kategorinë e djemve u renditën në vendin e tretë dhe të dytë të ciklit fillor Kristi Marku dhe Henri Troshani, ndërsa vendin e parë e fitoi Rei Lekaj.

Duke u ndikuar nga kushtet e pandemisë, shtrirja e aktivitetit është gjithëmujore, duke respektuar masat anticovid.