Po zhvillohet në Shkodër Konkursi ndërkombëtar për Rozafa Tower. Pesë studio të mirënjohura europiane po paraqesin përpara jurisë projekt idetë. I pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama në krah të kryebashkiakut Benet Beci.
‘Duam të kemi një ndërtim dinjitoz në qytetin tonë dhe më kërklesën në rritje për turizmin, rritet edhe nevoja për investime. Shkodra me gjithë sa i ka fal Zoti e natyra, i tërheq vëmendjen të huajve. Kjo garë tregon rëndësinë që ka qyteti jonë, duke tërhequr vëmendjen e arkitektëve të huaj’, u shpreh në fjalën e tij kryebashkiaku Beci.
Studiot pjesmarrëse:
Benedetta Tagliabue – EMBT Architects nga Barcelona
Kuehn Malvezzi Architects nga Berlini
Selgascano Architects nga Madridi
Baukuh Architects nga Milano
Piero Lissoni & Partners nga Milano