Një zjarr masiv ka përfshirë fshatin Grudë pjesë e njësisë Rrethina në bashkinë Shkodër.
Zjarri ka nisur në një zonë fushore tek ish fusha e avicionit në Grudë ndërsa më pas ka nisur që të përhapet me shpejtësi.
Flakët e zjarrit i janë afruar disa magazinave dhe shtëpive të ndryshme që ndodhen në afërsi të rrugës.
Ndërkohë banorët e zonës bashkë me efektivët e repartit zjarrëfikës në Shkodër kanë ndërhyrë për të shuar flakët e zjarrit. Nga sa raportohet zjarrëfikëset kanë lokalizuar zjarrin dhe po bëjnë shuarjen e flakëve.
Zjarret në qarkun Shkodër vazhdojnë që të mbeten një problem kryesore në këto ditë të verës. Ditët e fundit reshjet e shiut të rëna ndihmuan në shuarjen e flakëve ndërsa tashmë kanë nisur edhe njëherë. Pjesa më e madhe e këtyre zjarreve janë të qëllimshëm por mbeten pa autor sepse policia e ka të vështirë që t’i identifikojë.