Është zvogëluar me 90 hektarë sipërfaqja e tokave bujqësore të përmbytura në territorin e bashkisë Shkodër. Këtë të martë, siëprfaqja e tokave bujqësore vlerësohet në 1140 hektarë, ndërsa tre njësitë më të prekura mbeten Ana e Malit, Dajçi dhe Rrethina. Në njësinë Ana e Malit, vlerësohen rreth 400 hektarë tokë e përmbytur ndërsa 10 banesa kanë prezencë uji në oborre.

Fshatrat me prezencë uji mbeten Oblika, Oboti dhe Muriqani. Ditën e sotme është hapurt totalisht rruga kryesore e fshatit Obot, ku lëvizja bëhet me mjete private dhe jo më me mjetet e ushtrisë. Në disa toka niveli maksimal I ujit është 50 cm. Në njësinë administrative Dajç sipërfaqja e tokave të përmbytura vlerësohet në 450 hektarë, ndërsa nuk ka banesa të cilat kanë prezencë uji në oborre.

Prej një jave ka filluar vlerësimi I dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet në këtë njësi administrative. Ndërsa në njësinë administrative Rrethina, sipërfaqja e tokave të përmbytura vlerësohet në 290 hektarë, 90 më pak se një ditë më parë.

Fshatrat më të prekur mbeten Shtoji I Ri, Shtoji I Vjetër dhe Dobraçi. Nga bashkia Shkodër po evidenton dëmet në zonat ku kemi tërheqje të ujit. Konkretisht në njësitë administrative Bërdicë, Velipojë dhe Lagjen Nr.1 në zonën e “Livadheve” në Shkodër.

Artikulli paraprakDAJÇ, PAS TËRHEQJES SË UJIT TË MIRËMBAHEN ARGJINATURAT
Artikulli tjetërSHKODËR, PERFUNDOJNË PUNIMET NË RRUGËN “GJON SHLLAKU”