Në 24 orët e fundit ka patur një përmirësim të situatës së krijuar nga përmbytjet në zonën e NënShkodrës. Sipërfaqja e tokave të përmbytura tashmë aktualisht është 908 hektarë, rreth 130 hektarë më pak se një ditë më parë. Në raportimin periodic të bashkisë Shkodër mbi situatën e krijuar bëhet me dije se hidrometri në Dajç, ditën e sotme ka shënuar kuotën 5.76m nga 6.30m që është kuota maksimale.

Hidrometri në liqenin e Shkodrës shënon kuotën 8.11m nga 8.70 që është kuota maksimale, ndërsa hidrometri në Dajç shënon kuotën 6.45m nga 7.50m që është maksimumi. Njësitë me prezencën më të madhe të ujit në toka bujqësore mbeten Ana e Malit dhe Dajçi. Në njësinë Ana e Malit, sipërfaqja e tokës bujqësore të përmbytur tashmë ka rënë në 650 hektarë, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan dhe Oblikë.

Ndërsa niveli I ujit në fshatin Obot ka rënë në 40 cm. Rruga është ë kalueshme vetëm me mjete të larta. Gjatë ditës së djeshme ë këtë zonë janë shpërndarë 55 pako ushqimore, 1 ton koncentratë dhe 200 bidonë me ujë të pijshëm për banorët e zonës. Në njësinë Dajç sipërfaqja e toëks bujqësore ka rënë në 250 hektarë, rreth 50 hektarë më pak, ndërsa kalimi me automjete mund të bëhet në të gjitha rrugët.

Pas njoftimit të igjeum se shkodra do të përfshihet nga reshje intensive përgjatë datave 22-26 janar, prefektura e qarkut shkodër mblodhi komisionin e mbrojtjes civile, duke i kërkuar gadishmëri maksimale dhe respektim të planit të masave parandaluese për përballimin e emergjencës dimërore.

Në vijim të masave parandaluese, Prefektja Majlinda Angoni, në cilësinë e Kryetares së Komisionit të Mbrojtjes Civile, kerkoi që në vijim të planit të masave, të gjithë bujqit që mbulojnë njësitë administrative të zonave të prekura të sigurojnë paraprakisht bazën ushqimore për bagëtitë.

Ndersa nga ana tjetwe. Strukturat e ushtrisë, jane të angazhuara në terren dhe të disponueshme, në rast se paraqitet nevoja për mjete shtesë varësisht situatave të pritshme në Qark. Aktualisht mjeti ushtarak, vijon të jetë i dislokuar në mbështetje të banorëve në Njësinë Administrative Ana e Malit, për transportin e tyre në fshatin Obo