Në Shkodër janë regjistruar 3 aksidente rrugore gjatë 24 orëve të fundit, duke rikthyer vëmendjen te siguria në rrugë.
Sipas Policisë, një aksident ka ndodhur në sheshin “Parrucë”, ku një automjet ka përplasur një drejtues biçiklete. I dëmtuari mori ndihmën mjekësore dhe u largua në banesë, jashtë rrezikut për jetën.
Një tjetër aksident u regjistrua në aksin rrugor Shkodër–Velipojë, ku drejtuesi i një automjeti humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Si pasojë, ai mbeti i dëmtuar dhe po merr trajtim në spital, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, një përplasje mes dy automjeteve është shënuar në unazën perëndimore të qytetit. Nga aksidenti është plagosur një pasagjere, e cila po trajtohet në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut.
Autoritetet bëjnë me dije se po vijojnë veprimet procedurale dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të secilit rast, ndërsa u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor.

Artikulli paraprak“EDIT DURHAM” FASADAT E PALLATEVE TË AMORTIZUARA
Artikulli tjetërGODITET RASTI I LOJËRAVE TË FATIT NË FUSHË ARRËZ, NJË I ARRESTUAR