
Në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, mjekët dhe specialistët rikujtojnë rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit mendor dhe nevojën për më shumë vëmendje ndaj kësaj fushe shpesh të lënë në hije.
Sipas mjekut Gjon Preçi, çdo vit në Shkodër trajtohen rreth 4 deri në 5 mijë raste të personave me probleme të shëndetit mendor. Ai thekson se sfida më e madhe mbetet mungesa e burimeve materiale, çka e vështirëson ofrimin e trajtimit të duhur për çdo pacient.
Ndërkohë, specialistët bëjnë apel për kontroll dhe ndërhyrje të hershme, pasi në disa raste pas problematikave të shëndetit mendor fshihet edhe dhuna .
Mjeku bën apel që kujdesesi për mendjen, duhet të jetae ashtu si për trupin pasi shëndeti mendor është pjesë e pandashme e mirëqenies sonë.






