Kanë qënë me shumë fat nxënësit por edhe mësuesit të cilët nuk ndodheshin aty ku palestra pësoi shembje si shkak i rëndesës nga dëbora .Ngjarja ka ndodhur në shkollën 9-vjecare “Branko Kadija” në qytetin e Shkodrës ku e gjithë zona është kthyer në një gërmadhë.

Materialet prej hekuri janë shembur duke rënë përtokë e sikur të ndodhej ndonjë person aty do të rrezikonte seriozisht jetën.

Ngjarja mund të ishte kthyer në një tragjedi të pashmanghshme, ku rëndesa e dëborës së këtyre ditëve solli këtë situatë. Lidhur me ngjarjen në fjalë drejtuesit e shkollës kanë vënë menjëherë në dijeni si Drejtorinë Arsimore Rajonale por edhe Bashkinë duke i dërguar madje edhe shkresa zyrtare e megjithatë ende nuk është marrë asnjë masë.

Madje mësohet se deri tani aty nuk kanë shkuar për të parë ngjarjen nga afër qoftë inspektorët e DAR apo edhe ato të Bashkisë.Në palestrën e kësaj shkolle përvec nxënësve të shkollës sterviten edhe ekipe zingjir të sporteve të ndryshme, qoftë futboll apo basketboll.

Në fakt kjo është një këmbanë alarmi për strukturat përgjegjëse duke patur parasysh cilësinë e punimeve e cila për hir të së vërtetës lë shumë për të dëshiruar për faktin e shembjes së palestrës në një kohë ku ajo nuk ka më shumë se 4 vjet që është ndërtuar.

Artikulli paraprak29 VITE NGA 14 JANARI 1990
Artikulli tjetër29 VITE NGA 14 JANARI I 1990, DEMOSTRATA E HESHTUR