Ndërtesat e vjetra në qytetin e Shkodrës janë lënë në harresë prej kohësh. Fasadat në lagjen muzeale të të “Gjuhadolit” rrezikojnë të shkojnë drejt shembjes. Një fenomen I tillë vihet re edhe në shumë lagje të tjera të qytetit. Qytetarët I konsiderojnë si vlera historike për Shkodrën këto ndërtesa ndaj shprehin keqardhje që janë lënë në mëshirë të fatit nga pronarët apo pushteti vendor.

Godinat janë tejet të amortizuara , ndaj qytetarët thonë se janë shumë të rrezikuar ndërsa kalojnë pranë këtyre ndërtesave pasi kanë frikë se mund të shkëputet ndonjë pjesë e tyre dhe ti godasë.

Pavarësisht rrezikut që ju paraqitet kalimtarëve , sërish ende nuk është gjetur asnjë zgjidhje pasi një pjesë e banesave janë pronë private. Pushteti vendor duhet të nisë verifikimin e këtyre godinave në mënyrë që të parandalohen edhe incidentet që mund të ndodhin si pasojë e amortizimit të banesave.

Artikulli paraprak“DIKUSH TË MBAJË PËRGJEGJËSI PËR RRUGËN E AMORTIZUAR”
Artikulli tjetërSHKODËR, TENTUAN FORCËN NË GJYKATË, TRE NË PRANGA