Për herë të parë pas shumë vitesh një drejtuese e një institucioni të rëndësishëm si hipoteka vendos të bëjë transparencë me publikun e Shkodrës.
E ftuar në emisionin “Studio e Hapur” me Teodor Gjergën, drejtuesja e ASHK Shkodër, Eglantina Frroku shprehet se në drejtimin e saj institucioni është transparent dhe i hapur për qytetarët.
Për sa i përket punës së bërë nga hipoteka Shkodër vitin e fundit, Frroku bën të ditur se ka pasur një rekord historik ku janë dhënë mbi 1800 legalizime, ndërkohë që i gjithë qarku Shkodër ka në proces rreth 20 mijë procese legalizimi.
Ndërkohë Frroku bën të ditur rëndësinë e veçantë që hipoteka po i jep legalizimit të objekteve të kultit në qarkun Shkodër.
Pas “Kishës së Madhe” që u pajis me certifikatë pronësie, janë rreth 67 kisha dhe 18 xhami që gjithashtu kanë marrë dokumentin e pronësisë, ndërsa ekskluzivisht zbulon në Star Plus se brenda muajit të Ramazanit do të marrin certifikatën e pronësisë xhamia “2 Vajzave”, xhamia pranë urës së Bunës dhe xhamia në Tepe.
Në mbyllje, Frroku jep lajmin e mirë për qytetarët e Shkodrës se brenda vitit 2028 do të përfundojnë të gjithë legalizimet në qarkun e Shkodrës.

Artikulli paraprakRAMA: ÇMIMI I NAFTËS? DO JEMI SHEMBULL, QYTETARËT DUAN NJË TREG NAFTE TË PËRBALLUESHËM
Artikulli tjetërTHYEN “ARRESTIN NË SHTËPI”, PRANGA 23-VJEÇARIT NË SHKODËR