Bashkia e Shkodrës vazhdon fushatën sensibilizuese kundër kultivimit të bimëve narkotike në territor. Njësia Administrative Postribë ka mirëpritur takimin e rradhës, ku konstatohet me kënaqësi prania në rritje, nga takimi në takim, e të rinjve të shkollave të mesme.

Në takim e vu theksi në parandalimin e fenomenit, i cili sjell vetëm shkatërrim për ata që kultivojnë bimët narkotike por edhe për ata që i konsumojnë ato.

Si një aktivitet kriminal dhe i ndëshkueshëm nga ligji me ashpërsinë më të madhe, duhet të ndahemi përherë e përgjithmonë nga ky fenomen, ishte mesazhi që u përcoll në takimin e Postribës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSEKUESTRIMI I PRONAVE, FLET ARBEN NDOKA
Artikulli tjetërNDOC ÇULAJ: QEVERIA PËRBUZ VIKTIMAT E KOMUNIZMIT