Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në rrugën “Kole Heqimi”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit E. G., 25 vjeç, dhe D. K., 30 vjeç, të dy banues në Shkodër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Si pasojë e përplasjes së automjeteve që drejtonin këta shtetas, me njëri-tjetrin dhe me 2 automjete të parkuara, u dëmtua shtetasja M. H., 64 vjeçe, cila vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Q. Y., 64 vjeç, banues në fshatin Gur i Zi, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, sepse dje, është vetëhelmuar në banesë, pasi ka konsumuar medikamente, një shtetase 18 vjeçe. Ajo mori ndihmën e nevojshme mjekësore u largua në banesë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. N., 35 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se dje, në Shirokë, i ka vjedhur çantën një shtetasi të huaj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. Z., 54 vjeç, banues në fshatin Reç, pasi u kap duke transportuar 9 m3 lëndë drusore të dyshuar të prerë në mënyrë të kundërligjshme. Lënda drusore u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakSHKODËR,POLICIA NË 24 ORË, NJË PERSON I ARRESTUAR
Artikulli tjetërALTIN DUMANI: TË ANGAZHUAR NË LUFTËN NDAJ KORRUPSIONIT