Dhjetëra qytetarë janë mbledhur pasditen e së dielës në Shkodër për të protestuar kundër lajmit për mundësinë e hapjes së një Konsullate të Serbisë në qytet. Me pankarta në duar dhe thirrje kundër Serbisë, protestuesit marshuan në rrugët kryesore të Shkodrës, për t’u ndalur më pas në sheshin përpara Bashkisë Shkodër, ku shprehën kundërshtimin e tyre ndaj kësaj nisme.

Reagimet vijnë vetëm pak ditë pasi ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, bëri të ditur se Shqipëria ka kërkuar hapjen e një Konsullate të Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Luginën e Preshevës, ndërsa Serbia ka kërkuar hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Shkodër.

Sipas ministrit Hoxha, “nëse dhe kur palët të bien dakord për çdo aspekt dhe detaj të këtij procesi, në momentin e duhur do të ndërmerren veprimet përkatëse.” Deklarata ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik, si edhe qëndrime nga përfaqësues të politikës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakÇEZMAT PUBLIKE SJELLIN FRESKI PËR QYTETARËT
Artikulli tjetërFINANCIM 114 MLN EURO NGA GJERMANIA/ NGA ENERGJIA TE KONVIKTET, SHQIPËRIA FIRMOS MARRËVESHJE PËR TRE PROJEKTE STRATEGJIKE