Bulevardi “Bujar Bishanaku” e njohur si rruga e gjërë në Shkodër çdo ditë e më shumë po amortizohet. Në shumë pjesë të saj asfalti është dëmtuar, ndërkohë që nuk mungojnë as gropat e mëdha. Ky segment është ndër më kryesorët me një qarkullim të dendur pasi në të dyja anët e rrugës janë me dhjetra biznese. Qytetarët kërkojnë që institucionet të ndërhyjnë sa më parë për të riparuar rrugën pasi është një shqetësim për ta.

Pavarësisht se është ngritur shpesh herë si shqetesim qytetarët thonë se kërkesat e tyre deri më tani kanë rënë në vesh të shurdhër.

Ndërhyrja e institucioneve përgjegjëse është më se e nevojshme, në mënyrë që të lehtësohet lëvizja në bulevardin “Bujar Bishanaku”.