
Në ambjentet e prefekturës së qarkut të Shkodër u zhvillua mbledhja e emergjencave e drejtuar nga prefektja e qarkut të Shkodrës Hola Duda ku morën pjesë përfaqësues të 5 bashkive të qarkut si dhe drejtues të emergjencave civile dhe policisë së shtetit .
Gjatë kësaj mbledhjejej prefektja Duda la porosi të qarta për monitorimin në terren dhe raportimin në kohë reale për problematika të mundshme .
Sa i takon situatës së përmbytjeve të minutave të fundit , prefektja u shpreh që situata më problematike është në Obot ku është përkohësisht i pamundur kalimi për automjetetet e ulta pasi niveli i ujit në rrugë arrin nga 30-50 cm ndërsa kalimi po bëhet i mundur përmes mjetetve të tonazhit të lartë të ushtrisë.
Po ashtu Prefektja tha se aktualisht po shkarkohet në kuotën e 1600 metër kub në sekond nga hec i Vaut të Dejës ndërsa situata duket disi më e qetë dhe po mbahet nën kontroll.
Në të gjithë qarkun në orët e fundit ka pasur një përmirësim të situatës ndërsa grupet ndodhen në terren për monitorimin e situatës .
Sipas Igjeum në qarkun e Shkodrës në 48 orët e fundit ka pasur 4 herë më shumë reshje shiu në krahasim me qarqet e tjera që kanë problematike me përmbytjet si Vlora, Durrësi etj.






