Arqipeshkëvi i Shkodrës monsinjor Angelo Massafra ka zhvilluar takimin e radhës me të rinjtë në kuadër të krezhmeve 2019 ose siç njihet pritja për festën e shenjtë të Pashkës.

Gjatë takimit me të rinjtë arqipeshkëvi Massafra u ndal tek emigrimi duke thënë se fshatrat në Malësinë e Madhe por edhe zona të tjera janë boshatisur dhe prindërit e moshuar jetojnë të vetëm edhe kur kanë 11 fëmijë sepse të gjithë kanë emigruar

Në fjalën e tij arqipeshkëvi Massafra tha se nuk duhet ta kemi frikë Zotin sepse frika sjell terror por thjeshtë duhet ta druajmë, kjo edhe sipas Moisiut.

Deri në festën e shenjtë të Pashkës do të vijojnë aktivitetet dhe takimet e ndryshme të arqipeshkëvit Massafra për Krezhmet por edhe kishës katolike në Shkodër.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMBYLLET PROTESTA, BASHA: ZGJEDHJE ME RAMËN S’DO TË KETË
Artikulli tjetër“NOA” TAKIM ME FERMERËT E SHKODRËS