Përveç temperaturave të ulëta dhe borës, Shkodra duhet ende të përballet me pasojat e përmbytjeve. Janë 2200 hektarë tokë nën ujë në dy njësi administrative, Dajç dhe Velipojë.

Në Dajç janë 1900 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore.

Rrugë të bllokuara në Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit lartësia e ujit arrin 140 cm në rrugë.

Shtëpi të përmbytura janë 9, por uji i ka liruar. Prezencë uji në oborre kanë 131 shtëpi, Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 30, Rrushkull 1, Suka 9.
Është bërë e pamundur lëvizja me vetura në lagjen Mazija-Suka Dajç.

Është e pakalueshme rruga Belaj-Pentar, vetëm me mjete të larta të ushtrisë kalohet. Rruga kryesore e Darragjatit kalohet vetëm me mjete të tonazhit të lartë.

Në rrugën kryesore të Dajçit është vështirësuar jashtëzakonisht lëvizja me vetura, po ashtu edhe në rrugën Dajç rruga nacionale Shkodër- Velipojë.

Qendrat shëndetësore janë në gatishmëri. Ka energji elektrike, por me ndërprerje të herë pas hershme. Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2m. Ndërkohë që nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë është emergjente.

Në Njësinë Administrative Velipojë janë 350 ha tokë të përmbytura në fshatrat Luarz, Ças, Baks i Ri dhe Reç i Ri.
Fshati Mali Kolaj nuk furnizohet me ujë për shkak të largimit të pompave nga rreziku i përmbytjes. Shtëpi të përmbytura nuk ka, ndërsa ka prezencë uji në oborre në 8 shtëpi.

Energji elektrike nuk ka në të gjithë territorin. Qendrat shëndetësore janë gatishmëri. Rruga nacionale është e bllokuar nga bora dhe akulli nga Baksi i Ri deri në Plazh.

Në Nj.A. Berdicë janë 1200 ha tokë bujqësore e përmbytur në fshatrat Trush-Berdicë e Madhe- Berdicë e Mesme- Berdicë e Sipërme.
Janë rreth 20 shtëpi banimi të rrethuara nga uji (kryesisht në fshatin Trush). Janë 5 shtëpi banimi të rrethuara nga uji në fshatin Berdicë e Mesme dhe Berdicë e Madhe.
Prezencë uji ka në lagjet Maksuti, Qokthi dhe rruga Xhurreta. Rruga e nacionale drejt Velipojës ka prezencë ujit dhe ngrica. Energji elektrike ka në të gjithe zonën.