“Shkodra Art Residency ’25” titullohet ekspozita ndërkombëtare e hapur në ambjentet e Galerisë së Arteve në Shkodër. Me moton “Aty ku arti kthehet në identitet”, kjo ekspozitë prezantoi vepra të realizuara nga 20 artistë pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës. Organizatori Azem Kuçana dhe kuratori Saimir Ahmeti theksuan se qëllimi është të krijohet një hapësirë e përhershme e shkëmbimit kulturor ku arti shërben si urë komunikimi mes kombeve.

Ekspozita do të jetë e hapur për vizitorët në Galerinë e Arteve për një javë.

Artikulli paraprakPANAIRI “LIBRI TË BAN TË LIRË” SË SHPEJTI NË SHKODËR
Artikulli tjetërSHQETËSUESE SITUATA ME MBETURINAT NË “TEPE”