Shkodra po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një nga destinacionet më të preferuara për turistët e huaj. Vizitorë nga Australia, Franca, Arabia Saudite, por edhe nga vende të rajonit, po zgjedhin qytetin verior për të përjetuar një eksperiencë të veçantë kulturore dhe historike.

Turistët shprehen të mahnitur nga bukuria natyrore e qytetit, ndërthurja e trashëgimisë kulturore me historinë mijëravjeçare, si dhe nga mikpritja e ngrohtë që u ofrojnë qytetarët e Shkodrës.

Nga Kalaja madhështore deri tek rrugicat e vjetra me gjurmë historie, çdo cep i Shkodrës u ofron turistëve diçka për t’u zbuluar.

Artikulli paraprakLARGOHEN BANESAT E ROMËVE NGA BY-PASSI
Artikulli tjetërMALËSI E MADHE, GODITI ME MJET PRERËS VËLLANË, ARRESTOHET 73-VJEÇARI