
Gjatë muajit dhjetor, Shkodra dhe Alpet Shqiptare ofrojnë një eksperiencë magjepsëse për vizitorët që kërkojnë të shijojnë natyrën, kulturën dhe traditat e këtij rajoni. Shkodra, e njohur për historinë e saj të pasur dhe mikpritjen e ngrohtë, është një nga qytetet më të njohura për turizëm gjatë dimrit. Ndër atraksionet kryesore përfshihen Kalaja e Shkodrës, Muzeu Historik dhe bregu i Liqenit të Shkodrës, ku vizitorët mund të shijojnë një atmosferë të qetë dhe pamje mahnitëse. Ndersa alpet Shqiptare ofrojnë një peizazh të mrekullueshëm dimëror, me mundësi për aktivitete si, shëtitjet në natyrë dhe eksplorimi i fshatrave tradicionale si Theth .
Sipas drejtorit të turizmit në bashkinë shkodër Renato Lumçi gjatë fundjavës bujtinat janë thuajse të gjitha të rezervuara në zonën e Thethit
Ndersa aktivitetet kulturore dhe koncertet që po zhvillohen në qytet jane nje tjeter mundesi argetimi duke i ofruar turistëve që vizitojnë shkodrën një përvojë të paharrueshme .


